-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rakiqi u bën thirrje serbëve të dalin masivisht të votojnë: Kështu mbijetojmë në këtë rajon

Rekomandime

Goran Rakiq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të dalin sa më masivisht të votojnë për zgjedhjet parlamentare në Serbi, pasi kjo është mënyra për të mbijetuar në këtë rajon.

Për zgjedhjet parlamentarë në Serbi, në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në komunën e Mitrovicës Veriore kanë votuar edhe drejtuesit e Listës Serbe, që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

Vendvotimet janë hapur me kohë, dhe procesi i votimi është duke ecur mirë dhe me rregull.

Dalja e numrit të madh të votuesve që nga mëngjesi është tregues i qartë që dita e sotme është ditë e demokracisë, dhe i bëj thirrje qytetarëve që të dalin në numër sa më të madh dhe të japin votën e tyre sepse kjo është mënyra se si të mbijetojmë dhe si të ruhemi në këtë rajon, duke i respektuar masat dhe këshillat që na kanë dhënë shërbimet zyrtare”, ka deklaruar Rakiq në një prononcim për KP.

Ai u ka bërë thirrje të votojnë për Partinë Përparimtare të Serbisë, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiqi.

- Advertisement -

Duke premtuar rrugë të reja, spitale, shkolla, përkrahje të rinjve dhe të vjetërve, i bëj thirrje simpatizuesve të mi që të dalin të votojnë për më të mirët, pra për Partinë Përparimtare të Serbisë”, ka thënë Rakiq.

Përveç Rakiqit, aty kanë votuar edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Aleksandar Spiriq, si dhe kandidatët për deputetë Danijella Vujiçiq, Millan Saviq dhe Ljubomir Mariq.

- Advertisement -

Afër vendovotime kanë qëndruar edhe pjesëtar të KFOR-it për siguri, derisa OSCE ka mbështetur këto zgjedhje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit