1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rama: BE ka marrë “peng” Kosovën, një nga figurat e shahut ka bllokuar një ushtar

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën.

Shefi i qeverisë tha gjatë një konference me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth se BE e ka marrë “peng” Kosovën, teksa iu referua lëvizjes së lirë.

- Advertisement -

Teksa e cilësoi lojë shahu, Rama tha se nuk është vendim i të gjithë BE, por i vetëm një shteti që nuk lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri përsëriti disa herë se qytetarët e Ballkanit duhet të lejohen të lëvizin të lirë, pavarëisht vaksinave që kanë bërë.

Lëvizja nuk mund të fragmentohet nga vaksinat dhe nga firma prodhuese. Politika është shah. Shahu është lojë pengjesh. Por mendoj që BE nuk duhet të marrë peng asnjë person në këtë rajon për shkak të firmës që ka bërë vaksinën.

- Advertisement -

Është mundësia se kush ka të drejtë lëvizje të lirë të bëjë test ose të jetë i vaksinuar. Por pse ta bëjmë testin për të lëvizur në BE, ato të Sinovac dhe Sputnik. Këtu janë serbët, maqedonasit, serbët. BE e ka marrë peng Kosovën.

Është një loje shahu dhe një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng. Dhe të mos lëvizin të lirë. Jo i gjithë BE, por një ushtar atje në diagonale. E turpshme por s’kem çfarë bëjmë.” tha Rama.

- Advertisement -

Ministri gjerman, Michael Roth, teksa u ndal te çështja e Liberalizimit të vizave për Kosovën, tha se BE duhet të mbajë premtimet.

BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them si autokritikë. Liberalizimi i vizave me Kosovën duhet të ishte bërë prej kohësh.

Kjo sepse kushtet janë përmbushur. Edhe në këtë rast është e njëjta logjikë. Unë nuk mund të ndryshoj traktatet e BE-së, Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi konsensusin dhe unë nuk mund të ankohem në këtë drejtim”, tha ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit