1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rama: Haradinaj është politikan gënjeshtar, unë kurrë s’i kam bërë presion për ta hequr taksën

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka drejtuar fjalë të rënda drejt ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, duke e quajtur gënjeshtar pasi ky i fundit e ka akuzuar se i ka bërë presion Rama për ta hequr takën.

Rama ka thënë se do ta padisë në Gjykatat e Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë se ai është akuzuar nga një politikan gënjeshtar.

- Advertisement -

Është një person për të cilën jam detyruar për herë të parë dhe shpresojë të jetë hera e fundit që të dal publikisht, sepse gënjeu në mënyrë më të paskrupullt pasi jemi kthyer nga Berlini, duke thënë që në Berlin me demek se unë i bëra presion më shumë se të tjerët ta heqin taksën, unë asnjëherë nuk i kam thënë, unë vetëm i thash Ramush kjo që po të propozon Emannuel Macroni të vjen vetëm një herë, nuk vjen dy herë”, tha Rama në Opinion.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se do ta padisë ish-kryeministrinë Ramush Haradinaj, për akuzat se ai me Thaçin dhe Vucicin kanë marrë 10 miliardë euro për ta ndarë Kosovën.

Unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes dhe në Gjykatat e Kosovës zotëria (Ramush Haradinaj) do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin në tavolinë midis mes meje, presidentit Thaçi dhe presidentit serb, Vucic”, tha Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit