Sunday, July 21, 2024

Vuçiq i ka krijuar vetes problem në raport me Kosovën

- Advertisement -
- Advertisement -

Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, ka folur sërish për çështjen e Kosovës.

Milorad Dodik ka deklaruar se opozita në Serbi, derisa ishte në qeveri, kishte mundësinë të bëjë diçka në lidhje me Kosovën, por nuk e bëri.

Ai po ashtu konsideron se Kosova ka qenë temë e humbur derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk u shfaq për ta rikthyer si temën më të rëndësishme të Serbisë.

- Advertisement -

Kam parë se nuk kishim fare angazhim. Sa herë që duhej të merrnin ndonjë vendim të rëndësishëm, gjithmonë kanë folur të huajt, çka të huajt? Nëse Vuçiq ka bërë diçka, e ka bërë shumë, e ka bërë që Serbia të udhëheq politikë autentike”, deklaroi Dodik gjatë një interviste për “Alo”, transmeton lajmi.net.

“Sot të gjithë flasin se Kosova është temë. Vuçiq në një formë vetes i ka krijuar problem. Ai derisa nuk e vendosi Kosovën si temën më të rëndësishme serbe në bisedime, Kosova ka qenë tregim i humbur. Ka qenë e humbur për çdo serb, të gjithë kanë menduar se ishte tregim i humbur”, theksoi ai.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura