Edi Rama i ka bërë një dhuratë presidentit turk, Erdogan. Ai ka bërë një vepër arti, të cilën ka vendosur t;ia dhurojë Erdoganit. Rama përpiqet që ti duket Erdoganit një artist i vërtetë edhe këtë ia thotë me bindje.
“Jam artist serioz unë.”
Pjesë nga biseda
Edi Rama: E kam bërë vetë këtë me këto duar. Jam artist serioz unë. Megjithatë siç të thashë në shtëpi duhet të shkojë kjo se e kam parë se zonja e kupton më mirë artin tim.
Recep Tayp Erdogan: Do ta vendos në shtëpi, në vendin më të mirë
Edi Rama: Nuk e kemi paketuar se është e rrezikshme por ta marrin ta mbajnë me kujdes.