20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Rama në xhaminë e varrin e Muhamed Aliut në Kajro: Shqiptari që themeloi Egjiptin e ri

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama ka vizituar në Egjipt, xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut, shqiptari që admirohet si babai i shtetit modern egjiptian.

- Advertisement -

“ Kajro, Egjipt- Vizitë në xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut, shqiptari që admirohet sot e gjithë ditën si babai i shtetit modern egjiptian ” shkruan Rama.

Gjatë vizitës ai u shoqërua nga kabineti qeveritar dhe nga homologu i tij Moustafa Madbouly.

“Njihet si fortesa e Muhamed Aliut. Ai ishte shqiptar dhe e konsiderojmë themeluesin e Egjiptit të ri. Xhamia është ndërtuar në kujtim të Osman Pashës, djalit të tij. Xhamia është me të njëjtin stil me atë të xhamive otomane. Arkitekti i kësaj xhamie është nga Stambolli. Ky ndërtim është një shkëmbim influencash nga Turqia në kohën otomane. Xhamia është një pikë reference e Kajros. Kemi deri në 5 mijë turistë në ditë”- tha kryeministri egjiptian, Madbouly.

- Advertisement -

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga autoritetet gjatë vizitës në Egjipt. Rama u prit në takim edhe nga Kryeministri i Republikës arabe të Egjiptit, Moustafa Madbouly.

Më herët Shqipëria dhe Egjipti nënshkruan sot në Kajro tre marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës.

- Advertisement -

Në përbërje të delegacionit shqiptar që shoqëron kryeministrin Rama në vizitën e tij në Kajro, janë edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit