5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Rama tre takime në vit me Vuçiqin, asnjë me Kurtin”

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi thotë se Shqipëria do të duhej të diskutonte paraprakisht me Kosovën për iniciativat rajonale, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ai sjell si shembull faktin se kryeministri Rama është takuar tri herë brenda vitit me Vuçiç ndërsa nuk ka asnjë mbledhje ndërqeveritare me Kosovën apo takim me kryeministrin Kurti.

Nëse Rama mendon se kjo është në interes të rajonit dhe Kosovës, atëherë pse nuk vjen ta diskutojë paraprakisht me drejtuesit e Kosovës me kryeministrin e Kosovës? Tre takime brenda një viti me z. Vuçiç ndërkohë që nuk kemi asnjë mbledhje ndërqeveritare apo takim Rama-Kurti”, tha anëtari i Kryesisë së VV-së.

- Advertisement -

Tirana tha ai nuk po merret me marrëveshjet që ka me Kosovën për t’i bërë ato të zbatueshme, por përkrah iniciativat në interes të Serbisë. Ai e cilësoi një “aventurë” këtë inicitive si dhe “njëlloj shantazhi ndaj BE për të përshpejtuar integrimin evropian”.

Sipas Zaimit, iniciativa që tashmë quhet “Open Ballkan” është në interesin ekonomik të Serbisë. Bashkëpunimi tha ai vjen në një kohë kur Beogradi ka interesa të tjera gjeostrategjike, pasi bashkëpunon ngushtë me Rusinë dhe Kinën dhe është kundër NATO-s.

Marrëveshjet rajonale duhen diskutuar në terren racional. Kujtoj se më 10 korrik hyri në fuqi marrëveshja tregtare e Serbisë me vendet e unionit euro-aziatik me qendër Moskën. Serbia është një vend që nuk është përcaktuar në gjeopolitikë, ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë pro evropiane dhe pro perëndimore”, tha ai.

- Advertisement -

Arbën Zaimi shtoi se “Serbisë i duhet bërë presion që të ndryshojë dhe jo të priten krahëhapur iniciativat e saj”. Sipas tij, Shqipëria humbet 120 milionë euro në vit nga shkëmbimet tregtare, ndërsa fiton 150 milionë euron në vit me Kosovën. “Rama nuk e ka luksin që të prishet me Kosovën dhe të rregullojë marrëdhëniet me Serbinë”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit