9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Njerëzit e Kosovës ta hanë pasulin pernime kokrra-kokrra

Rekomandime

Gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ajo ka thënë se është i pamohueshëm fakti që “njerëzit e Kosovës e hanë pasulin kokrra-kokrra”, duke e matur mirë “çdo grimcë vote kujt ja japin e pse po japin”.

- Advertisement -

Xharra ka thënë se kryetarët e komunave duhet t’i bëjnë drejtoresha gratë nëpër komuna, ashtu siç kanë premtuar gjatë fushatës.

Postimi i saj në Facebook:

Jeta në Kosovë pernime t’i nxin mushknit (prej ndotjes), ta betonizon krejt pamjen e t’izolon edhe në tru edhe në kufi – ama që osht vazhdimisht interesant, e që të befason, e që njerëzit e Kosovës ta hajnë pasulin përnime kokrra kokrra (duke e mat mirë çdo grimcë vote kujt ja japin e pse po japin), edhe kjo është e pamohueshme!

- Advertisement -

Pra, ky vend osht pus i pashterrun për gazetari, çdo informim që e bojmë ja vlen barra qiranë kur e dimë që e kemi një qytetari kaq të vëmendshme për krejt ofertën politike që e kanë përpara dhe që din me shpërbly e dënu kaq hollë!

Veç ka mbet edhe me i nejt gati kryetarëve ma shumë se 1 herë në 4 vjet (edhe me i detyru me i bo qato gra drejtoresha që i kanë premtu ma shumë se kurrë deri tash). Qaq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit