10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rama u premton peshkatarëve peshkim në Senegal e Libi, ministres i rrëshqet një zgërdhirje

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka dhënë një premtim interesant peshkatarëve të vendit të tij – se do të bëjë marrëveshje me shtetin e Afrikës Perëndimore, Senegalin, për ta mundësuar peshkimin nga shqiptarët atje. Ai nuk e la vetëm me Senegalin. I përmendi edhe Ganën e Libinë.

“Mbaje mend fjalën time, vetëm prej jush, bëjeni delegacionin, do të shkojmë në Senegal edhe do bëjmë marrëveshje atje që juve t’kapni aty Senegalin, Ganën, dakord?”, dëgjohet duke thënë kryeministri shqiptar në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, përderisa qëndron i ulur dhe prek tavolinën me gishtin tregues.

- Advertisement -

Pas këtyre fjalëve, vërehet se ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, i rrëshqet një nënqeshje.

Rama vazhdon me premtimin. “Edhe për Libinë, edhe për Libinë, dorën këtu”, i premton kryeministri shqiptar një burri që qëndron ulur përball tij, duke ia zgjatur dorën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit