-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rama: Xhamia e Et’hem Beut, një nga pasqyrat ku mund të shihet lidhja jonë me popullin vëlla turk

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e inaugurimit të punimeve restauruese në xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, e cila u restaurua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), tha se në përpjekjen për ta rilindur këtë aspekt të trashëgimisë kulturore kanë gjetur tek presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, një partner të pazëvendësueshëm,

“Është kënaqësi, por dhe nder i veçantë që unë të jem këtu sot, së bashku me një mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, presidentin e nderuar të Republikës së Turqisë, Recepp Tayyip Erdoğan”, tha kryeministri i Shqipërisë.

- Advertisement -

Rama tha se “Në përpjekjen tonë për ta rilindur këtë aspekt të trashëgimisë sonë kulturore, ne kemi gjetur tek presidenti Erdoğan një partner të pazëvendësueshëm. Falë kujdesit të tij të posaçëm dhe drejtpërdrejtë falë angazhimit të TIKA-s, falë bashkëpunimit me historianët, me inxhinierët, me restauratorët turq të atyre shqiptarë, ne sot kemi disa nga xhevahiret më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore që i përkasin fesë islame, të cilat janë rilindur plot shkëlqim siç ka rilindur plot shkëlqim edhe kjo xhami e Et’hem Beut, që është një nga simbolet më domethënëse të historisë sonë por edhe një nga pasqyrat ku mund të shihet lidhja jonë e vjetër tradicionale me popullin vëlla turk.”

Rama theksoi se xhamitë e qendrës mesjetare të Beratit, xhamia e mrekullueshme e Gjirokastrës, të cilat sipas tij janë po ashtu restauruar dhe kanë rilindur falë kësaj përkujdesjeje, nuk janë sot vetëm objekte kulti të cilat u shërbejnë më së miri besimtarëve muslimanë, por “janë edhe pika referimi për të gjithë ne, për të gjithë komunitetet dhe gjithë ata që e vizitojnë Shqipërinë në të gjithë diversitetin e saj.”

“Me mbështetjen e presidentit dhe në bashkëpunim me Agjencinë TIKA, do vijojmë punën edhe me ndihmën e vyer të ministrit të Turizmit dhe Kulturës së Turqisë dhe gjithë strukturës së asaj ministrie për të vazhduar përpjekjen e bukur për rilindjen e Beratit, Gjirokastrës dhe vetë Shkodrës”, tha Rama.

- Advertisement -

Përveç Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, TIKA ka realizuar edhe restaurimin e Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret, Xhamisë së Beqarëve dhe Teqesë Halveti në Berat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit