12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Kush është gruaja që ‘fundosi’ liderin e ISIS

Rekomandime

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence ka dhënë informacion të detajuar për operacionin ushtarak amerikan që realizoi vrasjen e liderit të Shtetit Islamikk.

Pence tha se ai dhe presidenti Donald Trump mësuan të enjten pasdite se ekzistonte një “probabilitet i lartë” që Al Baghdadi do të ishte në strehën e tij në provincën siriane të Idlib.

- Advertisement -

Sipas tij, presidenti Trump kishte porositur komandantët që të hartonin opsione ushtarake dhe t’ia paraqisnin atij.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës irakiane tha sot se ndihmësi i Al Baghdadit në Irak u vra disa muaj më parë në perëndimin e vendit nga një sulm ajror të forcave amerikane, dhe se amerikanët kishin arrestuar gruan e tij dhe ia kishin dorëzuar autoriteteve irakiane.

Zyrtari irakian tha se gruaja ishte bërë një burim kryesor informacioni mbi lëvizjen e udhëheqësve të Shtetit Islamik dhe se autoritetet irakiane ishin në gjendje të përcaktonin koordinatat e Al Baghdadit falë saj

- Advertisement -

. Al Baghdadi u bë i famshëm në vitin 2014 kur shpalli “kalifatin” në pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, ku vendosi një sundim brutal mbi afro 8 milionë njerëz dhe ishte përgjegjës për sulme të shumta terroriste në të gjithë botën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit