9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Osmani: Qeveria që varet nga Beogradi s’mund të jetë përfaqësuese e popullit

Rekomandime

“Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi – unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë, familja ime janë qytetarët e Kosovës”.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka bërë një prononcim për media pas votimit të Qeverisë së re në Kuvend.

- Advertisement -

Pavarësisht se në krye të Qeverisë qëndron bashkë-partiaku i saj Avdullah Hoti, Vjosa Osmani nuk e ka mirëpritur ekzekutivin e ri, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se një qeveri e cila varet në tërësi nga Lista Serbe dhe Beogradi, nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetarë.

“Në radhë të parë një Qeveri e cila në tërësi varet nga Lisa Serbe – Beogradi dhe të cilës votën e 61-të ia siguroi Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”.

- Advertisement -

“Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi – unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë, familja ime janë qytetarët e Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit