2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ramë Lahaj me dy muzikantë shqiptarë ia thonë këngës shqipe në Francë (VIDEO)

Rekomandime

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, në vazhdimësi ia thotë këngës shqipe, kurdo e kudo nëpër botë.

Kështu veproi edhe dje pranë teatrit në Nancy të Francës, kur takoi dy muzikantë shqiptarë dhe kënduan “S’paske pas një pikë mëshirë”.

- Advertisement -

Lahaj thotë se teksa i gjeti muzikantët duke luajtur muzikën e bukur shqipe iu bashkua dhe shoi mallin bashkë me ta.

“Për më shumë se një muaj provash të gjata e të lodhshme të produksionit të ri të Tosca-s këtu në Nancy të Francës, sot shpirti më gjeti qetësinë kur mbas një dite të ngarkuar me të dalë nga Teatri gjej dy muzikant shqiptarë që po luanin muzikën e bukur Shqipe ❤️💙 e unë si amator i saj, patjeter që u ula të shuaj mall bashkë me ata… Zoti u bekoftë kudo që jeni miq, e paçi një fundjavë të lumtun me ma të dashtunit tuaj”, ka shkruar Lahaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit