2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ramiz Lladrovci i thur lavde deputetëve që votuan ligjin për FSK-në

Rekomandime

Kryetari Drenasit Ramiz Lladrovci është shprehur tejet i lumtur për votimin e projektligjit që i mundëson FSK – së shkuarjen në misionet jashtë kufijve të Kosovës shkruan Kosova ime.

Krenar me Kuvendin që njëzëri votoi që të jetësohet urdhri “Gatitu” për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përtej kufijve të Republikës sonë, krah ushtrisë amerikane” transmeton Kosova ime.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë

Krenar me Kuvendin që njëzëri votoi që të jetësohet urdhri “Gatitu” për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përtej kufijve të Republikës sonë, krah ushtrisë amerikane.

Me emocione, kujtojmë ushtarët dhe oficerët e UÇK-së të rënë në beteja gjatë Iuftës çlirimtare, për vizionin e tyre, ëndrrën e çlirimit dhe fuqizimit të ushtrisë tonë, krah ushtrisë dhe shtetit amerikan.

- Advertisement -

Më shumë se kurrë, sot urdhri “gatitu”, merr peshë e kuptim, sepse po realizohet ëndrra jonë për ushtri profesionale dhe të gatshme të veprojë me aleatët tanë, në dobi të paqes dhe vlerave demokratike.

Urime ushtarë, oficerë të FSK-së dhe qytetarë. Urime bashkëpunimi me Ushtrinë amerikane!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit