1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ramiz Lladrovci: Unë dhe Donald Trump jemi të njëjtë

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka krahasuar veten me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

- Advertisement -

Lladrovci deklaroi se tani në vendin tonë po dalin shifra më të larta me njerëz të infektuar me Covid-19 pasi që ka më shumë mostra, dhe se sipas tij, atëherë kur shifrat ishin më të ulëta, njëra ndër arsyet ishte se kishte më pas mostra për testim.

Kur udhëheqësi i emisionit i vuri në pah se një teori të tillë e ka përmendur më parë edhe presidenti Trump, Lladrovci u shpreh dukë buzëqeshur: “ Si të njëjtë jemi me Donald Trump”.

Ai po ashtu u shpreh se nuk e beson qe Presidenti Thaçi do te ketë aktakuzë nga Specialja dhe se votat për të parin e shtetit do të jepen në Kuvend pas shkurtit të vitit 2021.

- Advertisement -

“Në rast se Thaçi jep dorëheqje, jam i bindur se do të ketë konsensus dhe do ta zgjedhin presidentin shumë shpejt. Me 61 vota do te zgjidhet presidenti, por unë së pari nuk besoj se do të ketë aktakuzë”.

“Duhet me pas konsensus edhe me partitë tjera, me i mbajt njerëzit në sallë dhe me 61 vota me e votu presidentin e ardhshëm pas shkurtit të vitit 2021”.

- Advertisement -

“Mendoj që Qeveria Hoti është duke punuar mirë. Qeveria e kaluar ma kishte marrë buxhetin në Drenas, tash veç kam filluar t’i kthejë projektet”.

“Qeveria Kurti mi ka hequr projektet qëllimisht, se i marrin investimet aty ku dikush tjetër ka ndikim më shumë që me ia marr ndikimin”.

“Për vendime të rëndësishme më ka mbështetur shumë herë LDK-ja dhe i kam ruajtur raportet e mira me ta”.

“Hotin e vlerësoj si ekonomist të mirë, sigurisht që s’është prej kryeministrave të fortë. Është person pak më i butë. Shpeshherë duhet edhe me i ra tavolinës kur ka nevojë. E kam mik, e njoh, e kemi mbështetë e përkrahë”.

Lladrovci foli edhe për rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë, duke fajësuar për këtë tubimin e organizuar nga Vetëvendosje.

“Lirimi i ndalesave nuk ka ardhur prej kësaj qeverie, por prej asaj Kurti dhe tubimet e masave me njerëz janë bërë nga VV. Përhapja ka qenë prej tubimit të Vetëvendosjes”.

“Tash ka më shumë mostra dhe më shumë njerëz po dalin, me herët s’ka pasur kaq shumë mostra”.

“Mendoj që është një grip si gjithë të tjerët, por që është përhapur më shumë dhe ka ndikuar më shumë. Në komunën time ka më pak vdekje se sa vjet, sipas statistikave”.

“Në Drenas para dy ditësh ka vdekur një grua e cila ka pasur sulm dhe si rezultat i kësaj në spital ka mundur ta merr edhe infeksionin dhe më pas ka dal se ka vdekur nga Covid”.

“Qytetarët duhet me e ngritë vetëdijen. Inspektorët dhe policia po punojnë edhe po japin gjoba, po s’ka me pas shumë rezultat”, deklaroi Lladrovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit