20.3 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Hoti demanton BE’në: S’ka marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti demantuar zërat nga Bashkimi Evropian se Kosova ka arritur marrëveshje me Serbinë që të lejohen vizitat e zyrtarëve të lartë serbë.

Hoti ka mohuar se është arritur marrëveshje mirëkuptimi e tillë mes dy shteteve dhe se këto informata janë të pavërteta.

- Advertisement -

Ai tha se Kosova respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por secila kërkesë shhqyrtohet, miratohet apo refuzohet nga institucionet kompetente.

Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.

Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë.

- Advertisement -

Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti.

Ndërkohë, dje Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano kishte konfirmuar se është arritur një pajtim i mirëbesimit, por nuk ka saktësuar për çfarë palët kanë rënë dakord.

- Advertisement -

Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vucic dhe tre korrierët e tij nuk janë lejuar që ta kryejnë një vizitë në Kosovë, kjo për shkak të situatës së fundit të krijuar në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit