3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ramush Haradinaj beson se AAK i fiton zgjedhjet, thotë se nuk ka vija të kuqe për VV-në

Rekomandime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradina, ka thënë se partia e tij nuk ka vija të kuqe për koalicion paszgjedhor për asnjë nga partitë politike.

- Advertisement -

Ai ka thënë se si Aleancë në zgjedhjet e reja shkojnë si fitues të zgjedhjeve, pasi nuk e kanë gjendjen e keqe në teren.

I pyetur nëse e përjashton bashkëqeverisjen me VV-në e Kurtit, ai ka thënë se s’ka vija të kuqe as ndaj kësaj partie.

“Si subjekt politik nuk shkojmë në ymyt të dikujt tjetër. Nuk e dim kush do të jetë fitues i zgjedhjeve. S’kemi bërë përjashtim ndaj askujt, s’kemi pasur vija të kuqe, prej PAN-it i kemi hequr. Nuk kemi vija të kuqe, por si Aleancë shkojmë si fitues i zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus të TV Dukagjinit.

- Advertisement -

Ai beson se AAK do të marrë deri 20% të votave në zgjedhjet e reja parlamentare kurdo që mbahen.

“Kemi mobilizim më të mirë, do ta rikthejmë rezultatin e 2009 prej 18%, apo të arrijmë në 20%”, ka thënë Hardinaj.

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, ndërkaq ka përmendur komunat ku qeverisë partia e tij, për çka i ka thur lavde për punën që po bëjnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit