9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ramush Haradinaj bleu 200 hektarë të shtetit me 3.75 euro arin (Dokument)

Rekomandime

Tokat e Kosovës në privatizim ishin shitur me cmime qesharake. Njëjtë ka ndodhur në vitin 2009, kur Ramush Haradinaj bleu 200 hektarë tokë të shtetit për 75,000 euro. Kështu e ka shënuar vet ai në deklarimin e pasurisë që bën vit pas viti. Kjo i bie të ketë blerë tokë të shtetit me 3.75 euro/arin dukshëm nën minimumin e mundshëm për secilën tokë në Kosovë.

- Advertisement -

Blerjen e tokës e ka konfirmuar edhe vet Haradinaj më herët për media. “Po, kam blerë 200 hektarë tokë me procedura të rregullta të privatizimit”, kishte thënë Haradinaj.

Tokat gjatë privatizimit janë shitur të gjitha me cmime qesharake dhe i kanë blerë kryesisht politikanët ose njerëzit e afërt me ta.

Cmimi ka shkuar deri në 1 euro/ari, të cilin e pranoi edhe vet ish shefi i bordit të AKP-së, Blerim Rexha, për cka tha se kishte dhënë dorëheqje i papajtuar me atë fakt.

- Advertisement -

Me cmime qesharake ishin shitur dhjetëra mijë hektarë tokë, kryesisht tokë e marrë nga fshatarët gjatë komunizmit pa asnjë kompenzim. E njëjta ishte shitur pas privatizimit tek pronarët privat, të fortit e Kosovës me cmime qesharake.

Për më tepër, tokë e lirë është shitur edhe në qytete. Fabrika e Amortizatorëve, rreth 2 km nga qendra e Prishtinës është shitur për 2.5 milionë euro. Kjo fabrike kishte 5.2 hektarë tokë. Aty, cmimi i tregut është minimum 10 mijë euro/ari, që në total vetëm toka kushton 50 milionë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit