4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ramush Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit që foli pas takimit me senatorët amerikanë

Rekomandime

Pasi i ka pritur dy senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Ron Johnson të premten në Beograd, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia nuk mund ta njohë Kosovën pa u bërë një kompromis. Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar Kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Në një postim në Tëitter Haradinaj ka shkruar se “Kosova ndan interesimin e SHBA’së për paqe dhe stabilitet në rajon në Ballkan, që mund të arrihet kur Kosova dhe Serbia e njohin njëra-tjetrën në kufijtë ekzistues. Dialogu do të fillonte pa kushte. Kosova është e gatshme për falje dhe pajtim dhe për të vërtetën”

Ndryshe senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë se duan të bëjnë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ata i bënë këto komente në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Dy senatorët thanë se procesi i dialogut “do të kërkojë shumë kompromise dhe sakrifica nga të dyja palët”, por shtuan se pasi të arrihet marrëveshja, “potencialet dhe përfitimet për të dyja vendet do të jenë më të mëdha se ajo që mund të humbet në negociata”.

Johnson, republikan, tha se “Amerika është mike e popullit serb” dhe se “dëshiron të bëjë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun dhe procesin, në të cilin të dy popujt duhet të japin diçka dhe të marrin diçka”.

- Advertisement -

Demokrati Murphy tha se shpreson se pas zgjedhjeve në Kosovë, edhe autoritetet në Prishtinë do t’i bëjnë hapat e nevojshëm për vazhdimin e dialogut.

Ai theksoi se mbështetja për dialogun Serbi-Kosovë është një çështje, për të cilën edhe demokratët, edhe republikanët në SHBA bien dakord.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit