11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ramush Haradinaj i reagon edhe një herë Kurtit për deklaratën e pasdarkës nga Brukseli

Rekomandime

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si një prej ish-komandantëve më të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duket se është prekur nga deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Bruksel pas darkës me Borellin.

Përveç reagimit në Kuvendin e Kosovës, kur e pyeti Kurtin se “a të ka rekrutuar ndonjë shërbim i Serbisë gjatë kohës sa ke qenë në burg”, Haradinaj është marrë më deklaratën e Kurtit edhe sot gjatë vizitës në Dubravë, me rastin e 22 vjetorit të masakrës atje.

- Advertisement -

Haradinaj duke iu referuar fjalëve të Kurtit të thëna nga Brukseli, ka potencuar se është e gabueshme të thuhet se i gjithë Ballkani duhet të çlirohet nga KRlMlNELËT e Iuftës.

Sipas Haradinajt, nëse thuhet që Ballkani duhet liruar prej KRlMlNELËVE të Iuftës është e gabueshme dhe nëse dikush duhet me u liru prej KRlMlNELËVE të Iuftës është vetëm Serbia.

“Duhet të jemi të guximshëm të themi të vërtetën, të kërkojmë të drejtën tonë, e drejta jonë ka me dal në dritë. Lavdi gjithë dëshmorëve që ranë për liri”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti pas darkës në Bruksel kishte deklaruar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të ecin përpara pa i eleminuar nga skena politike KRlMlNELËT e Iuftës.

“Në anën tjetër, të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejtë, nëse i përmbahen tri, le të themi, vlerave shumë të rëndësishme. E para është demokratizimi, e dyta është sundimi i ligjit, dhe e treta është ballafaqimi me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale, KRlMlNELËT e Iuftës. Edhe më tej në Ballkan Perëndimor kemi edhe KRlMlNEL të Iuftës dhe KRlMlNEL të paqe të cilët dominojnë në institucione dhe parti politike, dhe kjo do të marrë fund, dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë, dhe më shumë besim në të ardhmen. Demokratizimi kundër autokracisë, sundimi i ligjit kundër monopolit dhe oligarkëve dhe ballafaqimi me të kaluarën, meqenëse kemi përjetuar 4 Iuftëra në Ballkan, përgjegjësit për të cilët, dhe shumë prej fajtorëve, qoftë urdhërdhënës qoftë si ekzekutor vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet politik”, ka sqaruar Kurti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit