-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Raporte të këqija, Thaçi nuk i flet Kurtit, ia jep dorën veç bashkëshortes së tij

Rekomandime

Raportet e acaruara në mes të kryeministrit Albin Kurti e Hashim Thaçit, presidenti të vendit i ka shfaqur sot edhe në ndejën për pavarësi, në të cilën i ftoi liderët e shtetit, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Me të kryer fjalimin para mysafirëve, në pritjen shtetërore që e organizoi për nder të 12 vjetorit të pavarësisë, Thaçi vendosi që t’i përshëndesë personat që qëndronin në rreshtin e parë, duke ia shtrënguar duart.

Mirëpo, njëjtë nuk veproi edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e as kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Megjithatë, presidenti, vendosi që ta përshëndeste gruan e Albin Kurtit, Rita Augestad Knudsen, me të cilën i shtrëngoi duart. Pak sekonda më vonë, ai anashkaloi Kurtin, duke mos e përshëndetur as duke pohuar me kokë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit