“Një raport i ri i publikuar nga Qendra Woodrow Wilson në Washington D.C, flet shumë për situatën e tanishme në Kosovë dhe Serbi, përfshirë raportin me aleatët ndërkombëtarë, [Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës].
Ky raport mes tjerash, sjell rekomandime për vazhdimin e proceseve që janë në ngecje dhe rregullimin e politikave që pengojnë zhvillimin e Kosovës, specifikisht, njohjen e plotë të Kosovës nga shtetet e BE-së dhe anëtarësimin e saj në NATO.
Gjithashtu thuhet se ”konsolidimi i sovranitetit të Kosovës do të forcojë më tej demokracinë e saj, do të kundërshtojë rritjen e ndikimit të Rusisë dhe regjimeve të tjera autokratike në rajon, do të konfirmojë zyrtarisht integritetin territorial të shteteve pasardhëse të Jugosllavisë dhe do të mundësojë rajonin të lërë pas mosmarrëveshjet e kaluara”.
Pjesë e rekomandimeve është edhe angazhimi i BE-së dhe SHBA-së, që Kosova t’i fitojë njohjet e pesë shteteve të BE-së, mosnjohëse të saj.
Tutje në këtë raport, në mesin e rekomandimeve të shumta për veprim është edhe ajo e transformimit të plotë të FSK-së, në ushtri operacionale.
Aty theksohet se një rrugë e qartë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duhet të krijohet deri në vitin 2027, dhe i shtyrë përpara nga Administrata Biden.
Ky raport i publikuar mban titullin “Konsolidimi i sovranitetit të Kosovës: Pse ka rëndësi, dhe çfarë duhet bërë tani”, të cilin mund ta gjeni si vijon”: