4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Raportimi se Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci në SHBA, vijnë reagimet e para

Rekomandime

Më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci, ndërsa tashmë po qarkullon në media lista me vendet që janë ftuar për të qenë pjesë e samitit.

- Advertisement -

Mediumi amerikan Politico ka publikuar një listë me vendet që janë ftuar për pjesëmarrje, ndërsa ndonëse lista ende nuk është zyrtare aty nuk figuron edhe Kosova.

Pjesëmarrës do të jenë udhëheqës të qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat, ndërsa do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet demokracia.

E lidhur me këtë kanë reaguar njohës të politikës në vend.

- Advertisement -

Ilir Ibrahimi në një postim në Facebook shkruan se deri tani kemi dëgjuar apo parë mospajtime më zë të ulët nga administrata Biden ndaj qasjes së Qeverisë Kosovës. Lënia anash e Kosovës, si një nga 4-5 vendete evropiane që nuk ftohen në Samitin e Demokracisë 2021, – ËSHTË BËRTIMË”

“Presidentja, brenda pak javësh ishte dy herë në SHBA dhe nuk e takoi asnjë zyrtar të administratës. Kryeministri i cili kishte deklaruar se do të vizitojë SHBA në nëntor, e anuloi vizitën për shkak sipas disa burimeve, nuk arriti të sigurojë ndonjë takim me administratën.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të ndërrojë kurs dhe t’i kthehet ndërtimit tanimë të lënduar të marrëdhënieve me aleatin kryesor. Askush nuk mund të ja jap vetes luksin që për bindje ideologjike, të vë në pikëpyetje interesa strategjike të vendit”.

E për këtë ka reaguar edhe Agon Maliqi.

“Mirëmëngjesi popull liridashës. Kjo është sipas një raporti të Politico harta e shteteve në Evropë të cilave SHBA u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive në dhjetor. Mospërfshirja e Kosovës është sinjal shumë i keq për nivelin e marrëdhënieve dhe duhet të lexohet si kambanë alarmi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit