8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jevtiqi “nxehet” pas deklaratës së Gjilasit se Lista Serbe është parti kriminale

Rekomandime

Nënkryetari i partisë Lista Serbe, Dalibor Jevtiq, ka hedhur kritika të rënda ndaj kryetarit të partisë opozitare serbe në Serbi SSP, Dragan Gjilas, i cili anëtarët e LS-së i quajti kriminelë.

Ai thotë se thotë se deklaratat e Gjilasit janë në harmoni me ato të kryeministrit Kurti për sa u përket serbëve të Kosovës.

- Advertisement -

“Deklarata e Dragan Gjilasit, në të cilën serbët e Kosovës dhe Metohisë i quan kriminelë, nuk dallon asnjë fjalë nga qëndrimi i Kurtit, i cili me atë pretekst dërgon forcat speciale për të qëlluar mbi ‘kriminelët’. Urrejtja ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe është një ‘politikë’ e përbashkët, e harmonizuar dhe e vetme e Gjilasit dhe Kurtit”, deklaroi Jevtiqi.

Tutje, ai thotë se t’i quash serbët kriminelë nga Washingtoni, “në kohën kur serbët në Kosmet po vuajnë çdo ditë presione dhe padrejtësi të ndryshme nga ana e Kurtit”, Gjilasi vetëm se po e përgatit opinionin për vizitën zyrtare të Kurtit në Washington, i cili, sipas Jevtiqit, “së shpejti do të konfirmojë të njëjtat qëndrime në të njëjtin vend”.

“Pa asnjë fije turpi, Gjilasi tha se serbët në Kosovë janë kriminelë dhe i quajti kriminelë Sreçko Sofronijeviqin, Ranko Baçiqin, Nikola Periqin e vogël dhe të gjithë serbët e tjerë trima në Kosovë! Pikërisht për këtë serbët e Kosmetit, si në veri, ashtu edhe në jug të Ibrit, kanë një mesazh për Gjilasin, e kjo është se çdo serbi i vjen turp prej tij! Dragan Gjilasi është turp për çdo serb të Kosovës dhe Metohisë”, deklaroi në fund nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit