1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Raportohet se te martën mund të thirret seanca për të votuar ‘Qeverinë Hoti’

Rekomandime

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ku iu dha drita e gjelbër Kuvendit për ta formuar Qeverinë e re pa shkuar vendi në zgjedhje, tani koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, është duke u munduar që të mos vonohet në këtë drejtim.

Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se koalicioni LAN po synon që të martën (02 qershor, 2020) në ora 10:00, ta mbajë seancën në Kuvend për votimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Nëse të hënën shpërndahen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në po atë ditë ne do ta kërkojmë me 64 nënshkrime të deputetëve seancën që të mbahet të martën ose ndonjë ditë tjetër që vendosë Kryesia e Kuvendit”.

Sipas këtij burimi, seanca mund të mbahet edhe të hënën nëse kështu vendos Kryesia e Kuvendit.

Klan Kosova po ashtu mëson se ky koalicion është duke i bërë përgatitjet e fundit për seancën në fjalë.

- Advertisement -

Ky burim thotë se janë të paktën 64 vota që do ta mbështesin formimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit