13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Raportuesi gjerman për Kosovën në KE u drejtohet Qeverisë Kurti, politikanëve dhe Gjykatës Kushtetuese

Rekomandime

Në një deklaratë të lëshuar për media, Beyer ka deklaruar se mbështesin Kosovën, të drejtat e njeriut e sundimin e ligjit edhe në kët ë periudhë sfiduese.

Raportuesi për Kosovën në Këshill të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar nga akterët në vend përgjegjësi politike dhe respektim të sundimit të ligjit.

- Advertisement -

Në një deklaratë të lëshuar për media, Beyer ka deklaruar se mbështesin Kosovën, të drejtat e njeriut e sundimin e ligjit edhe në këtë periudhë sfiduese.

Populli i Kosovës është goditur fort nga kriza aktuale e koronavirusit, ashtu si shumë vende të tjera të botës. Simpatia ime shkon te ata që janë të prekur drejtpërdrejtë nga kriza, në aspektin shëndetësor, ekonomikisht, si dhe në vendet e goditura më së shumti nga shpërthimi i sëmundjes.

Unë mirëpres në këtë drejtim shembujt e fundit të bashkëpunimit ndër-komunitar dhe ndër-kufitar dhe solidaritetin e treguar midis profesionistëve mjekësor dhe zyrtar, pavarësisht përçarjeve politike dhe etnike”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Beyer ka folur edhe për krizën politike në vend, pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, derisa ka përmendur edhe pezullimin e dekretit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri më datë 29 maj.

Në këtë gjendje dramatike, është qenësore për të ardhmen e Kosovës dhe popullit të saj që të sigurohen kontrollet e pushtetit (balancimi i pushteteve). Kjo vlen veçanërisht për një Kuvend tërësisht funksional dhe sistem të pavarur kushtetues të gjykatave”, ka thënë Beyer.

- Advertisement -

Ai ka kërkuar nga politikanët në vend dhe gjyqtarët që të veprojnë në interes të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Unë kërkoj nga ata që kanë përgjegjësi politike në Kosovë, e edhe në gjyqësor, që të veprojnë ekskluzivisht në interesin e qytetarëve të tyre dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

I besoj çdokujt në Prishtinë që udhëzohet përmes sundimit të ligjit dhe siguron proporcionalitet në raport me të gjitha masat e nevojshme për përballjen e pandemisë aktuale dhe krizës politike, gjithmonë në pajtim me sigurimin e standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është pjesë e sistemit ligjor vendor”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit