8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Raportuesja për Kosovën përkrah Kurtin për taksën, kërkon të hiqen vizat

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka përkrahur propozimin e Kryeministrit Albin Kurti që te merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Von Cramon ka shkruar në Twitter se propozimi i Kurtit për heqjen e tarifës duhet të vlerësohet nga Këshilli Evropian që përfundimisht të heq vizat për Kosovën.

“Një sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti. Kjo duhet të vlerësohet nga Këshilli i Evropës(në veçanti nga Berlini) që përfundimisht të heq regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.


Viola von Cramon i ka bërë një replikë postimit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka shpërndarë njoftimin zyrtar të Bashkimit Evropian lidhur me propozimin që të merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit