18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rashit Qalaj e Arben Çitaku dikur “luftonin” KRlMlN, por sot njëri i arrestuar, tjetri me villë në Brezovicë

Rekomandime

Arben Çitaku njëri nga të arrestuarit e sotëm të aksionit “Brezovica” dikur ishte i afërt edhe me ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Së bashku me Qalajn, Çitaku pretendohej se po e luftonin KRlMlN e korrupsionin në Kosovë.

- Advertisement -

Sot Çitaku është arrestuar si një nga të dyshuarit për keqpërdorime në ndërtimet pa leje në Brezovicë, ndërsa Qalaj vazhdon të jetë pronar i një vile në mënyrë të dyshimtë në po të njëjtin vend.

Çdo ditë e më shumë, Brezovica si qendër më e madhe turistike në Kosovë, po vazhdon të mbushet nga ndërtimet prej betoni.

Në këtë qendër po ndërtohen edhe objekte pa leje për të cilat së fundi Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të njohur si “Brezovica”.

- Advertisement -

Operacioni i cili nisi më 21 dhjetor të vitit të kaluar vazhdoi edhe sot, ku përfundoi me shtatë persona të arrestuar.

Dy nga ta zyrtarë të njohur të Ministrisë së Mjedisit. Bedri Halimi kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit dhe Arben Çitaku ish-sekretar në këtë ministri.

- Advertisement -

Këta persona po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.

Çitaku i cili për një kohë të gjatë ka mbajtur pozitën e sekretarit në MMPHI ka qenë i afërt edhe me ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn me të cilin zyrtarisht ishte koordinuar për ta luftuar KRlMlN dhe korrupsionin.

E në mesin e shumë emrave të fuqishëm e të njohur të cilët posedojnë vila luksoze në Brezovicë, është pikërisht edhe ai i Rashit Qalajt i cili nuk e kishte bërë publike këtë vilë në deklarimin e pasurisë.

Dy vite më parë, Qalaj kishte thënë se tokën ku e ka ndërtuar vilën e kishte blerë së bashku me bashkëshorten pasi kishin aplikuar për kredi.

“Me shoqen time kemi aplikuar për kredi në bankën NLB në Prishtinë të cilën e kemi marrë bashkërisht. Vlera e kredisë ka qenë 30 mijë euro dhe kemi lidhur marrëdhënie kontraktuale me një kompani për ndërtimin e një shtëpie në Brezovicë”, kishte deklaruar ish-drejtori.

Vilën në fjalë më vonë u raportua se Qalajt ia kishte bërë dhuratë kompania “Bavaria” e cila pronar ka Blerim Hyseni.

Ky i fundit e kishte mohuar kategorikisht një gjë të tillë, shkruan Insajderi. Ndërsa, Qalaj për t’i hedhur poshtë të gjitha dyshimet pati publikuar edhe dokument se me ndërtimin e vilës është duke u marrë një kompani tjetër që nuk ka të bëjë asgjë me “Bavarinë”.

Deri më tani nga operacioni “Brezovica” të arrestuar janë 17 persona. Sipas Prokurorisë themelore të Ferizajt objektet që janë ndërtuar pa leje në këtë zonë do të sekuestrohen përkohësisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit