1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rast i rëndë për famiIjen Lama nga Kaçaniku, kjo është 41 vjeçarja që vdiq pasi intervenimit në ordinancën private

Rekomandime

Familja Lama nga Kaçaniku u trondit të shtunën pasdite kur mori lajmin për vdekjen e më të dashurës së tyre, Sebahates. E ndjera, vdiq pasi iu nënshtrua një intervenimi gjinekologjik, në ordinancën private “Aorta” në Ferizaj. Shkaqet e vdekjes akoma janë të panjohura, por ajo që dihet është se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Media raportoi sot me detaje për këtë rast të rëndë, që ka lënë të pikëlluar gjithë familjen e 41-vjeçares.

- Advertisement -

Viktima Sebahate Lama u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, ekipi mjekësor e konstatoi vdekjen e saj. Ajo iu nënshtrua fillimisht një intervenimi në ordinancën ’Aorta”, ku iu përkeqësua gjendja dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët, teksa varrimi i saj do të bëhet nga ora 16:00.

Në anën tjetër, media ka tentuar të marrë një përgjigje nga ordinanca, por numri kontaktues ka qenë i paqasshëm.

- Advertisement -

Cilat janë detajet e rastit?

Bazuar në dëshminë e mjekut që e ka kontrolluar viktimën, e ndjera  për një moment ka pasur një shtrëngim në gjoks dhe më pas i kanë dhënë ndihma e parë në ordinancë. Nga aty, ajo është transportuar për në Emergjencën e Spitalit Rajonal, por veçse kishte vdekur.

- Advertisement -

Lidhur me rastin është vënë në dijeni Policia dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, që të zbulohet shkaktari i vdekjes së saj.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, teksa veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren posa të zbardhen rrethanat në të cilat ka vdekur e ndjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit