14.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Shtëpia e Bardhë: Sherwood-Randall përsëriti përkushtimin amerikan për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Rekomandime

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sot për vizitën e Këshilltares për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Liz Sherwood-Randall në Kosovë gjatë kësaj jave, ku thuhet se ajo ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

- Advertisement -

Në komunikatën zyrtare, thuhet se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Këshilltarja e Lartë është takuar me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti si dhe ka vizituar kampet “Liya” dhe “Bondsteel”, shkruan Gazeta Express.

“Dr. Sherwood-Ramdall ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë rajonale, siç dëshmohet edhe përmes udhëheqjes së qëndrueshme të SHBA-së në misionin e NATO-s në Forcën për Kosovën (KFOR) dhe mbështetjes thelbësore për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila vazhdon zbatimin e planit dhjetëvjeçar”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Po ashtu, thuhet se Sherwood-Randall ka shprehur falënderime të thella për Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme në strehimin e refugjatëve afganë në Kampin “Liya”, për partneritetin kundër terrorizmit si dhe për aktet e solidaritetit me popullin ukrainas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit