Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto 15 komuna të Kosovës

0
68

Edhe 47 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar sot në Kosovë, duke çuar në 2 mijë e 216 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK, derisa tutje ka njoftuar se këto raste pozitive vijnë nga 15 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Aty tutje theksohet se edhe 22 persona të tjerë që deri më sot ishin të infektuar, janë shëruar plotësisht, ndërsa numri total i të shëruarve ka shkuar në 1 mijë e 69.

Nga data 08 shkurt deri më 22 qershor 2020, në vendin tonë janë testuar gjithsej 21 mijë e 831 persona të dyshimtë në virusin korona dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2 mijë e 216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.