1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rasti i polices Bllaca, merret vendimi për katër zyrtarët policorë

Rekomandime

Katër zyrtarëve policorë u vazhdohet suspendimi për rastin e vrasjeve të polices Bllaca

Të mërkurën e 19 shkurtit, Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga puna katër zyrtarë policorë të stacionit në Gjilan.

- Advertisement -

Shkak për suspendimin e tyre nga puna u bë një vrasje e rëndë e cila tronditi Gjilanin pasditen e 18 shkurtit.

Zyrtarja policore Valdete Bllaca dyshohet se ka vrarë prindërit, dy vëllezërit e më pas edhe veten. Katër zyrtarët policorë do të vazhdojnë të jenë të suspenduar edhe më tej.

Komandanti i stacionit policor në Gjilan, Alban Ramushi, zëvendës komandanti Naser Rrahmani, shefi i operativës së stacionit policor, Negovan Mihajloviq dhe zyrtari i stafit civil, Xhavit Azizi, do të vazhdojnë të jenë të suspenduar nga puna, për shkak të tragjedisë që ndodhi në Gjilan.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar zyra për informim e Policisë së Kosovës.

“Me rekomandimin e IPK-së janë vazhduar suspendimet për ( 4) punonjësit e PK-së: Komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantin, shefin e operativës së stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

- Advertisement -

Zyrtarët policorë janë suspenduar nga puna me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca.

Ndërkohë, IPK’ja në rastin e suspendimit të zyrtarëve policorë kishte thënë se ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve (komandantit të stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefit të operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil) është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhej në komunikatën e IPK’së.

Ndërkohë, policia dhe prokuroria po e hetojnë ngjarjen e rëndë e cila ndodhi në Gjilan.

Sipas hetimeve të deritanishme të organeve të sigurisë, Valdete Bllaca, zyrtare e Policisë së Kosovës, dyshohet se me armën zyrtare të policisë, ka vrarë prindërit, dy vëllezërit e më pas edhe veten.

Ndërkaq, ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te vrasja e katërfishtë e më pas vetëvrasja në familjen Bllaca.

Zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes dhe veten, ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës që 18 vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit