15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

SHBA-të do të largojnë me mijëra trupa nga Gjermania

Rekomandime

SHBA-të do të tërheqin rreth 12 mijë trupa nga Gjermania, ku ndodhet baza e tyre më e madhe në Europë.

- Advertisement -

Plani që po prezantohet këtë të mërkurë vjen pas një urdhri të presidentit amerikan, Donald Trump. Megjithatë, rreth gjysma e tyre do të vazhdojnë të qëndrojnë nëpër Europë.

Sipas Reuters, zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë thënë se megjithatë, do të shpërngulja e plotë e trupave do të kërkojë disa vite, dhe një pjesë e mirë do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe për disa kohë.

SHBA-të kanë rreth 35 mijë trupa në Gjermani. Presidenti Donald Trump premtoi ta ulë numrin në 25 mijë, duke fajësuar Gjermaninë për shkak se nuk ka përmbushur shpenzimet ushtarake sipas detyrimeve të NATO-s.

- Advertisement -

Që pas kësaj deklarate, Pentagoni ka refuzuar të japë informacione të tjera, as se si do ta vënë në zbatim vendimin e presidentit.

Krerët e katër shteteve gjermane, ku janë vendosur trupat amerikane, u kanë bërë thirrje kongresmenëve të SHBA-ve që ta bllokojnë tërheqjen e Trump-it, një vendim që shumë zyrtarë në Amerikë e kanë kritikuar si të bazuar në arsye politike, jo strategjike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit