3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Reagim ndaj postimit te pronarit të fabrikës Meka…tmerr e trishtim

Rekomandime

Pronari i fabrikës Meka, biznesmeni Burim Piraj ka treguar një ngjarje të tmerrshme që i ndodhi në Shqipëri disa ditë më parë.

Ai së bashku me disa shokë janë nisur nga Qafë Valbona drejt Thethit, për të përjetuar një ndër tmerret më të mëdha në jetën e tij. Përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar ngjarjen në detaje. Ai tregon se si e humbën rrugën për në Theth dhe pastaj nisi tmerri i vërtetë. Ata kanë hyrë në një rrugë e cila përfundoi në oborrin e një shtëpie. Ata u gëzuan kur e panë, por u ndodhi e kundërta. Familjarët e asaj shtëpia sipas rrëfimit të Pirajt, ishin brengosur aq shumë kur i panë aty. Biznesmeni tregon se si dolën nga aty, por u tmerruan kur shkuan në një restorant pas disa kilometrave rrugë.

- Advertisement -

“Më në fund arritëm tek “Simoni Cafe”! Pronari këtij lokali na doli përpara dhe në vend se të na pret ose gëzohet që ka konsumator ai filloj të na shaj dhe u kërcënua që nëse prapë kalojmë atypari do të na vr.as se po ia prishim rrugën e kuajve! As nuk pranoj të na shet kafe as pije pse jemi me motor dhe pse po flasim shqip e ne mezi i ramë në fije rrugës tjetër që anashkalon “Simon Cafe” po nuk harroj të na porosit të kemi kujdes se paska disa Çekë në kamping afër e të mos i shqetësojmë, po kur kaluam tek Çekët ata shumë në mënyrë të përzemërt na përshëndeten”, shkruan në rrëfimin e tij Piraj.

Ai ka një lutje për gjithë ata që shkojnë nga Valbona në Theth.

“E para nga terreni e keni jetën në rrezik sepse ka shumë sfida dhe shumë rreziqe që nuk ia vlen ti provoni dhe

- Advertisement -

E dyta pronari i “Simon Cafe” mund të ju vr.et për të cilën gjë është betuar se do ta bënë së shpejti”, shkruan ndër tjera ai.

Rrëfimi i plotë:

- Advertisement -

Ky është një udhëpërshkrim që kurrë nuk do të doja të shkruaja për te!

U nisem me motora enduro nga Qafë Valbona drejt Thethit, e gabuam rrugën dhe hymë në një rrugë e cila në fund kishte një shtëpi të banorëve lokal. Me të dëgjuar motorët nga shtëpia doli një burrë dhe një grua, ne u gëzuam që i pamë dhe filluam ti pyesim se cili është shtegu për Theth, po ata ishin shumë të brengosur që ne shkelëm në rrugën e tyre dhe filluan të na tregojnë që ajo është rruga tyre dhe se ata aty jetojnë e ne nuk bëmë aspak mirë që ashtu u futem pa pyet në atë rrugë.

Më falni i thash po nuk e pamë një tabelë që kjo rrugë është vetëm e juaja dhe është e ndaluar për të tjerët, filloj gruaja të pyes se a duam ndoshta me pi diçka a të hamë diçka, unë nga naivitetit i them: Zoti ju dhashtë bereqet faleminderit shumë,- mirëpo vëllai im e kuptoj se ajo nuk ishte ofertë pa pagesë, i tha: Na sill dhjetë Koka kola dhe gruaja me vrap shkoj në shtëpi, ne u ndalëm dhe më pas na shërbeu pijet me një pjatë djathë i zoti shtëpisë që i paguam aq sa dëshiroj vetë ai të kërkon para.

Më pas na shpjeguan rrugën dhe u nisem. E pritem me padurim lajmin nga dy turistë të huaj se paska në rrugë një kioskë siç thanë ata e cila shërben dhe kafe.

Më në fund arritëm tek “Simoni Cafe” ! Pronari këtij lokali na doli përpara dhe në vend se të na pret ose gëzohet që ka konsumator ai filloj të na shaj dhe u kërcënua që nëse prapë kalojmë atypari do të na vr.as se po ia prishim rrugën e kuajve! As nuk pranoj të na shet kafe as pije pse jemi me motor dhe pse po flasim shqip e ne mezi i ramë në fije rrugës tjetër që anashkalon “Simon Cafe” po nuk harroj të na porosit të kemi kujdes se paska disa Çekë në kamping afër e të mos i shqetësojmë, po kur kaluam tek Çekët ata shumë në mënyrë të përzemërt na përshëndeten.

Për juve që dëshironi të merrni rrugën me motorë enduro ose full krrosa ju lutem që për dy gjëra mos të shkoni nga Valbona në Theth.

E para nga terreni e keni jetën në rrezik sepse ka shumë sfida dhe shumë rreziqe që nuk ia vlen ti provoni dhe

E dyta pronari i “Simon Cafe” mund të ju vr.et për të cilën gjë është betuar se do ta bënë së shpejti.

Në të njëjtin stil si në Qafë Valbonë na priti familja e parë në Theth, mo zo ma zi.

Në Shkodër kaluam si në xhenet.

Në Koman Xheneti vetë

Shqipëria ka aq shumë vende për vizitë po Qafë Valbonën dhe Thethin ju propozoj ta anashkaloni ose të flisni një gjuhë të huaj.

Ne lidhje me tmerrin e trishtimin qe paska perjetuar pronari i fabrikes Meka…

Aty ku mungon institucioni zakonisht vepron vetëiniciativa. Mirëpo, ka një kohë që në ato vise institucioni funksionon brisht, andaj duhet dal dikush qoft edhe sipas Kanunit, për të vendosur rend e rregull dhe për të mbrojtur pronën përsonale apo edhe të shoqërisë.

Nuk është befasuese reagimi i banorëve të Malësisë, në rastin konkret i Simonit apo besa e Markut, Gjonit apo Mhillit e besa edhe e Senadit, se ata janë den baba den në trojet e veta. Atje presin mikun e musafirin siq është adeti kombëtar shqiptar dhe sipas kanunit zakonor të Lek Dukagjinit. Janë krenar që janë shqiptar, që janë malësor, që kan ruajtur doket e traditat , kan ruajtur fenë e Besën.

Me bujarin më të madhe presin mikun e musafirin edhe nëse ka humb rrugen ose e ka zene koha pa kohe, te njohurin e te panjohurin. Nevojtarin e kan pritur e ndihmuar me të gjitha që kan pasur. Po besa edhe armikun e kan pritë, siqë ai e ka merituar.

Ne ato vende të Malësisë, është zakon me thirrë para se me hy brenda. As në kompaninë Meka nuk mund të hy gjithëkush pa ju lejuar me hy. As në Mekë nuk shkohet e as nuk hyhet hypur mbi shpinë të dreqit“. Është e ndaluar! Është tabu! Është e shejt! E qe besa mund të ndodhë edhe të vr.asinë!

Lugina e Valbonës dhe e Thethit, janë Park Kombtar të mbrojtura me ligj e madje edhe shumë vise të tilla në Shqipëri e në Kosovë. Nuk është e lejuar që me makina të tilla të shkohet mbi „shpinën e dreqit“ nëpër ato vise. Ato janë perla të bukurisë natyrore që ne duhet ti mbrojmë. Ndërsa me motora të tillë, largë qofshinë, vetëm sa shkatërrohen dhe na i largoni miqt e dashamirët e e bukurive të shqiptarisë.

Simonin e shumë të tjerë i njohë. I njoh për mikëpritjen dhe bujarinë e tyre. Aty vendorët kan krijuar

ekzistencën e tyre me thjeshtësinë e tyre shumë kohë para se me u paraqitë ju, largë qofshi. Aty kalojnë bjeshkatarët, dashamirët e natyrës për të shijuar dhuntinë e Perëndisë. Popullarizimin e atyre viseve e knë bërë shumë kohë më parë gjermanët, çekët, polakët, amerikanët, izrealitët e shumë turistë të tjerë, të anëve të ndryshme të botës. Me qindra kaolojnë andej pari gjatë verës dhe janë të mirëseardhur e të mirëpritur. Vetëm duhet lexuar udhëpërshkrimet e gjermanëve, çekëve, polakëve e të tjere, se sa bukur shkruajnë dhe janë të mahnitur me bukuritë përrallore që i ka falur Perëndia Shiptarisë. Dhe pikërisht për këtë arsye Simoni e besa edhe unë si mik i tij, i mbrojmë nga të „largëqoshit“ si tipat e pronarit të Mekës me shëkët e tij. Po more zotri, a mendon ti e si ti, se Simoni, unë e Gjoni e të tjerë, nuk kemi mundësi me e ble nga një motor dreqi si ti. Jo more qofsh larg nesh, e blejmë, po ne mbajm kalin e mushkën , se ai e ka vendin aty. Dhe pikë e këtu duhet me mbaru diskutimi me ty, e me i kthy gishtat nga i ki themrat e kurr mos të pafshim në këto anë.

Shyqyr që ka pak si pronari i Mekës. Dhe mirë e thotë edhe ai në udhëpërshkrimin e tij me përjetim të tmerrshëm që duhet me iu shmang asaj ane dhe Parqeve Kombëtare me ato makina dreqi, se jeni të padëshirueshëm. Thene qafën more zotëri diku tjetër, se as unë nuk dua që ju të ma theni qafën, se më merrni në qaf mua dhe kalin që kalon aty pari. Nuk jam as unë kundër jush që hypni në shpinë të dreqit, largë qofshi, se edhe ju keni të drejtë me thy qafën e juaj, por thene aty ku jeni mes vetë e jo aty ku është Simoni e jam edhe unë.

Besa, ka mundësi që edhe shkrep ndonjë plumbë, me tregu se leu një djalë apo kem aheng, e ban e shkrep besa edhe kur ia bjeni njeriiut te hunda, se institucionet janë larg – shumë larg ,e ju hup pastaj nami e nishani, ti zotëria i Mekës.

Siqë e përmenda më lartë, as në Mekë nuk shkohet mbi shpinë të dreqit por, me rrespekt e kokëulur dhe do të ishte mirë që të kërkosh falje publike, se nuk e paske ditë rendet e traditat e Malësisë, e kjo do të ishte më e pakta që do të duhej të bëje.

Po për herën tjetër, ti na qofsh me shëndet, e na vjen vet kambë apo me kali, e ty të japim bukë e krip, siqë thomë n‘këto anë, e kalit tand një krah sanë e i strajc taxhi, nëse na ka qëllu dhe mundesh me kalu në Besën tonë nëpër këto anë, pa asnjë therr në kamb!

Senad Ramaj

Stërnip i Malësisë së Gjakovës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit