Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Gaza, ndërsa Palestina i është përgjigjur duke hedhur raketat. Teksa Iuftimet kanë hyrë në ditën e gjashtë, duket se situata vetëm po agravohet.
Ndërkohë, shumë figura të njohura botërisht mbajtën një qëndrim lidhur me këtë konfIikt, ndërsa të tjerë e injoruan tërësisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Nga ana tjetër, Rihanna përmes një shkrimi në rrjete sociale mbajti një qëndrim neutral dhe kjo ishte ajo që irritoi mjaft njerëz në rrjetet sociale.
“Po më thyhet zemra me dhu.nën që po shoh mes Izraelit dhe Palestinës. Nuk e shoh dot! Fëmijë të pafajshëm izraelitë dhe palestinezë po fshihen në streha kundër bmbave, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën vetëm në Gaza, 13 prej të cilëve ishin fëmijë të pafajshëm! Duhet të ketë një lloj zgjidhjeje! Po shohim se si njerëz të pafajshëm po bien pre e nocioneve të ekstremlstëve dhe qeverisë dhe ky cikël duhet të thyhet!” , shkroi Rihanna në rrjetet sociale.
Ja disa nga komentet e njerëzve që reaguan ashpër ndaj reagimit të Rihannës ndaj konfliktit Izrael-Palestinë.
“Jo, nëse je pro humanizmit, duhet të jesh pro Palestinës.”
“Të famshmit që tregojnë se janë ‘neutralë’: Boll aktivizëm për sot!”
“Ndryshova mendje Rihanna, mund ta mbash albumin që do nxirrje.”