Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e ka kapur një detaj të rëndësishëm që flet shumë për marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Spahiu ka shkruar se aq shumë mllef ka mes nesh, saqë Kosova zyrtare nuk e ka uruar ende Shqipërinë për zgjedhjet.
“Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet, ndonëse komshinjtë grek, turq dhe maqedonas e bën të parët”, shkroi ai.
“O Zot i Madh sa mllef kemi mes vetes!”, ka shtuar Spahiu.
Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama e urrejnë njëri-tjetrin.
“Hajde prit bashkim prej të tyre kur urrejnë njëri-tjetrin”, shkroi Spahiu.