19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Reagojnë nga Tirana: Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende s’e ka uruar Shqipërinë

Rekomandime

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e ka kapur një detaj të rëndësishëm që flet shumë për marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Spahiu ka shkruar se aq shumë mllef ka mes nesh, saqë Kosova zyrtare nuk e ka uruar ende Shqipërinë për zgjedhjet.

- Advertisement -

“Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet, ndonëse komshinjtë grek, turq dhe maqedonas e bën të parët”, shkroi ai.

“O Zot i Madh sa mllef kemi mes vetes!”, ka shtuar Spahiu.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama e urrejnë njëri-tjetrin.

- Advertisement -

“Hajde prit bashkim prej të tyre kur urrejnë njëri-tjetrin”, shkroi Spahiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit