1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon Agim Veliu për incidentin në Podujevë: Deklarata e Bulliqit gënjeshtër e kulluar, turma e VV-së ka provokuar njerëzit tanë!

Rekomandime

Kandidati i LVV-së për Podujevën, Shpejtim Bulliqi, në një prononcim për “Gazeta Blic” pak minuta më parë duke folur për incidentin që ka ndodhur në Podujevë mes aktivistëve të LDK-së dhe LVV-së, duke theksuar se zyrtarët policor të sjellë nga Ministri i Brendshëm kanë provokuar situatën.

- Advertisement -

Por e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Ministrit të Brendshëm Agim Veliu, njëherësh ish-kryetar i kësaj komune.

Veliu në një përgjigje për “Gazeta Blic” i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e Bulliqit se zyrtarët policor janë të përfshirë në këtë rast dhe ka theksuar se turma e VV-së ka provokuar njerëzit e LDK-së.

“Kjo është një gënjeshtër e kulluar e atij që din vetëm të gënjejë, nuk ka asgjë të vërtetë aty. Ne kemi qenë në një aktivitet dhe kemi qenë duke pritur Kryetarin e partisë edhe tërë kohën turma e VV-së ka provokuar dhe derisa njerëzit tanë që kanë qenë aty asnjë zë nuk e kanë nxjerrë nga goja. Nuk kemi provokuar asnjë lloj incidenti. Zyrtarët policor nuk janë të përfshirë, kjo është gënjeshtër” deklaroi Veliu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit