8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Reagon Ambasada Amerikane pas vendimit të Kushtetueses

Rekomandime

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë, duke u bërë thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim.

Ambasada amerikane ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në komunikatën e Ambasadës.

Të hënën në mbrëmje, Qeveria e Kosovës u rrëzua pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e ekzekutivit, më 3 qershor. Kushtetuesja vendosi se vota e deputetit Etem Arifi – i cili është i dënuar me burgim – për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme.

Kësisoj, sot ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në orën 13:00 do t’i mbledhë në takim partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit