10.8 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Reagon ashpër Malisheva: Genc Nuza ishe i anshëm, ishte vulgar dhe amator

Rekomandime

Klubi i futbollit “FC Malisheva” përmes një komunikate të lëshuar për media ka drejtuar kritika në drejtim të gjyqtarit, Genc Nuza, shkruan TV Malisheva.

Malishevasit pretendojnë se gjyqtari Nuza në ndeshjen e djeshme ndaj Gjilanit, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, nuk ka treguar paanshmëri në lojë, nuk ka respektuar kodin etik, dhe nuk ishte profesional në drejtimin e ndeshjes.

- Advertisement -

Sipas klubit FC Malisheva, joprofesionalizmi dhe anshmëria e gjykimit të Genc Nuzës në ndeshjen me Gjilanin nuk ishte hera e parë, pas që, sipas tyre, një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në ndeshjen ndaj Llapit në Stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell TV Malisheva.

Ja komunikata e klubit FC Malisheva:

Reagim
Në sportin e futbollit, gjyqtari është personi përgjegjës për interpretimin dhe zbatimin e Ligjeve të lojës gjatë një ndeshje futbolli. Gjyqtari është autoriteti përfundimtar vendimmarrës për tërë ecurinë e lojës, dhe është zyrtari i ndeshjes me autoritetin për të vendosur masa disiplinore kundër lojtarëve dhe trajnerëve gjatë një ndeshjeje.
Ky është definicioni pak a shumë për gjyqtarin sipas Asociacinit të Futbollit. Sot në ndeshjen Malisheva – Gjilani ku gjyqtar ishte Genc Nuza, gjyqtari nuk e gjykoi lojën dhe nuk ishte përgjegjës për interpretimin dhe zbatimin e ligjeve të lojës, ai e paragjykoi lojën, dhe dështoi të respektonte kodin etik të gjyqtarëve, dhe jo vetëm kodin etik, por edhe standardet profesionale të një gjyqtari.
Genc Nuza nuk tregoi paanshmëri në lojë. Genc Nuza nuk respektoi kodin etik. Genc Nuza nuk ishte prefosional.

- Advertisement -

Genc Nuza ishe i anshëm, ishte vulgar dhe amator.
Para se të fillonte ndeshja, gjuha që përdori Genc Nuza me trajnerin e Gjilanit Z. Munishi ishte degraduese. E pështirë. Ishte një gjuhë që të neveriste dhe nuk i kishte hije aspak një zyrtari sportiv. Ishte një gjuhë në pikën më të ulët të degradimit, moralit e të komunikimit njerzor.

Një gjuhë të tillë rrugaqërie, ai përdori edhe ndaj lojtarëve tanë gjatë ndeshjes, por jo edhe ndaj lojtarëve të Gjilanit. Madje kur një lojtar i Gjilanit i lutet që të mos e ndëshkoj me karton të verdhë sepse tashmë i kishte tre, dhe i katërti do ta penalizonte për ndeshjen e radhës, ai dakordohet me të, mirëpo nuk i kursen lojtarët tanë me kartona të verdhë shkak e pa shkak.

- Advertisement -

Me prezantimin e VAR-it në Superligë dhe të teknlogjisë mjaft të sofistikuar të referëve, është shumë e lehtë të verifikohet kominikimi i Genc Nuzës. Gjuha e tij OFENDUESE dhe KËRCËNUESE ndaj lojtarëve tanë, është një precedent që duhet të shqyrtohet nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Gjyqtari gjykon ndeshjen dhe ndanë drejtësinë. Gjyqtari nuk ofendon lojtarët. Gjyqtari nuk kërkcënon lojtarët. Genc Nuza po!!!!
Joprofesionalizmi dhe anshmëria e gjykimit të Genc Nuzës në ndeshjen me Gjilanin nuk ishte hera e parë, një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Llapit në Stadiumin Fadil Vokrri. Tashmë të gjithë jemi dëshmitarë të ndërhyrjes së Benjamin Eminit ndaj lojtarit tonë Arbër Pira, i cili nuk ndëshkohet me karton të verdhë e për më tepër goditjet e qëllimshme të Kushtrim Shabanit derisa Pira gjendej i shtrirë. Shabani nuk ndëshkohet me karton të kuq. Çdo refer do ta ndëshkonte një veprim të tillë me karton të kuq në mënyrë direkte, por jo Genc Nuza.

Rregullat e lojës nuk vlejnë për Genc Nuzën, ai i bën rregullat vet. Trajneri i Gjilanit tashmë ishte i ndëshkuar me karton të kuq. Rregullat e lojës nuk e lejojnë trajnerin e ndëshkuar me karton të kuq të futet në fushë, mirëpo trajnerit të Gjilanit i lejohet të futet në fushë edhe në zhveshtore gjatë pauzës pas pjesës së parë. Rregullat e Genc Nuzës thonë se ka të drejtë.

Po të ndëshkohej Genc Nuza për shkak të referimit të padrejtë në ndeshjen me Llapin, drama dhe skandalet e djeshme nuk do të ndodhnin, sepse do të vetëdijesohej se në futboll duhet të respektohen dhe zbatohen rregullat e lojës e jo tekat e tij personale.
Dhe në fund, penalltia ishte shumë e dyshimtë. /TV Malisheva

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit