1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon avokati Koci: Fazliu e ka humbur një këmbë në Iuftë, sjellja e policisë nuk arsyetohet

Rekomandime

Avokati kosovar, Arianit Koci, ka reaguar pas asaj që ndodhi dje në një lokal në Prizren ku u arrestua veterani i UÇK’së, Faik Fazliu, e i cili tha se arrestimi i tij u krye në mënyre të dhushme.

- Advertisement -

Koci ka thënë se Faiku nuk e ka një këmbë, të cilën e ka humbur në Iuftë dhe se këtë e dinë të gjithë.

Ai tutje ka thënë se se sjellja e tillë e policisë nuk arsyetohet.

Ndryshe, sot është raportuar për arrestimin e Fazliut e cili është liruar pas disa orësh, ndërsa është shpërndarë një video gjatë arrestimit të tij.

- Advertisement -

Sipas policisë, anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK’së, Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi kishte kanosur një zyrtar policor.

Zyrtari i policisë, sipas policisë ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCOVID.

- Advertisement -

Ndërsa, Fazliu e ka thënë të kundërtën, ai thotë se zyrtari policor është sjellur në mënyrë tendencioze ndaj tij.

“Faktikisht as vetë nuk di me shpjegu sesi ka ardhë deri te arrestimi, sepse absolutisht unë as fjalën më të vogël e as rastin më të vogël nuk ia kam jap zyrtarit policor që të sillet në atë mënyrë me mua. Kështu që e di se ai në mënyrë tendencioze është sjellë në atë mënyrë me mua, këtë e di. Këtë ja kam shpjegu edhe hetuesve edhe sigurisht e dinë sepse i kanë parë edhe video-incizimet, edhe prokuoria e ka pa që unë absolutisht s’kam pas të bëjë as me ndonjë kanosje as asgjë të tillë ndaj zyrtarit policor”, tha Faik Fazliu.

Postimi i plotë i Kocit:

“Nuk e di se çka saktësisht ka ndodhë në rastin e Faik Fazliut.

Nuk besoj që e din as ministri Sveçla.
Kemi dy palë dhe dy verzione.

Por një send e di: Faiku nuk e ka një këmbë. E ka humbë në Iuftë.

Nuk ka njeri që nuk e din.

Sjellja e tillë e policisë, nuk arsyetohet.
Prej xhirimeve po shihet që Faiku nuk e ka rrezikuar askend. Nuk ka pasur nevojë për veprime të dhushme.

Para se me qenë polic, duhet me qenë njeri. Njeri i mirë.

Thjesht, nëse nuk është sjellë mirë Faiku– policia është dashur ta arrestojë. Pa fjalë, e me profesionalizem.
E për fajësinë, vendos gjykata.
P.s.

Edhe Xhelali edhe Faiku, është mirë mos me u deklaru fare deri në përfundim të këtij rasti”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit