1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon edhe Valon Berisha: Pa ju, nuk jemi asgjë – lërini komentet negative dhe qëndroni me ne

Rekomandime

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas ndodhive të fundit dhe komenteve të shumta drejtuar ekipit përfaqësues dhe lojtarëve pas humbjes nga Maqedonia e Veriut.

- Advertisement -

Kosova u mposht me rezultat të ngushtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen gjysmëfinale të “Play-Offit” në Ligën e Kombeve.

Kjo humbje ka dëshpëruar të gjithë, nga lojtarët e deri tek tifozët, ndërsa dëshpërimi i madh ka bërë që të ketë komente dhe kritika të ndryshme.

Valon Berisha, i cili ishte edhe kapiten i “Dardanëve” në këtë ndeshje ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar në lidhje me kritikat e fundit.

- Advertisement -

Ai ka ftuar gjithë popullin që të ketë unitet mes vete, pasi Kosovën e kemi të gjithë bashkë në zemër dhe sukseset vijnë pasi të jemi të bashkuar.

“Jeta është e mbushur me sfida, sprova të ndryshme si në futboll, si në jetën e përditshme, ashtu edhe është që të mësojmë prej tyre, mos të dorëzohemi kurrë dhe të vazhdojmë me ec përpara, gjithmonë Zoti i ka shpërblyer ata të fortit që s’janë dorëzuar”.

- Advertisement -

“Ne, pa ju (familjet, FFK, tifozët, Shqiptarët, kudo që janë që na mbështesin) s’jemi asgjë. Së bashku do punojmë të ju bëjmë krenar në të ardhmen. Shpërblimi do të vjen, ndoshta jo sot, jo nesër, jo mbas 1 viti apo 2, por puna do të shpërblehet kur nuk dorëzohemi e qëndrojmë bashkë”.

“Kosovën e kemi të gjithë në zemër, kështu që leni komentet negative, qëndroni me ne, si në humbje ashtu edhe në fitore. Kosova gjithmonë në zemër”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Instagram.

View this post on Instagram

Jeta është e mbushur me sfida, sprova të ndryshme si në futboll, si në jetën e përditshme, «cili» është që të mësojmë prej tyre, mos të dorzohemi kurrë dhe të vazhdojmë me ec përpara, gjithmonë Zoti i ka shpërblyer ata të fortit që s'janë dorëzu, na pa ju (familjet, FFK, tifozët, Shqiptart kudo që janë që na mbështesin) s'jemi asgjë, së bashku do punojmë të ju bëjmë krenar në të ardhmën, shpërblimi do të vjen, ndoshta jo sot, jo nesër, jo mbas 1 viti apo 2, por puna do shpërblehet kur nuk dorzohemi e qendrojmë bashkë ❤️?? Kosovën e kemi të gjithë në zemër, kështu që leni komentet negative, qëndroni me ne, si në humbje ashtu edhe në fitore ? Kosova gjithmonë në zemër ❤️???

A post shared by Valon Berisha (@valon.berisha14_official) on


Ndryshe, ky reagim vjen pas komenteve negative pas humbjes së Kosovës nga Maqedonia e Veriut, ku pre e tyre ishin më shumë lojtarët si Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani, të cilët munguan për arsye të ndryshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit