Familjari i Jusuf Gërvallës, Ekrem Gegë Gërvalla, i ka dalë në krahë kryediplomates kosovare, Donika Gërvallës, pas reagimeve të shumta që erdhën drejt saj, lidhur me deklaratat për Gjykatën Speciale dhe të akzuarit.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Gërvalla ndodhet në rrezik jete nga “banda” e SHIK-ut.
“O bacë, sa të ligj paskemi qenë! Sot kur çika jote e bija jonë Donika, ndodhet në rrezik jete nga “bandat” e SHIK-ut, ne vëllezërit tuaj i kemi shti veshët n‘lesh dhe asnjeri prej nesh nuk po e thotë, të paktën, një fjalë në mbështetje të saj, në mbështetje të bijës tonë e në mbrojtje të nderit të fisit e kombit, por bacë, njëherë e një kohë, kur ishte në pyetje rrahagjoksi e krenaria e gjakut tuaj, ne, bridhnim me fotografin tende në gjep!”, shkroi ai.