1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Reagon Gjuriq: Kosova duhet të fluturojë nga FIFA dhe UEFA

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se pas asaj që ndodhi sot, ku futbollistët e Crvena Zvezdës nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë, ekipi i Kosovës “duhet të fluturojë nga UEFA dhe FIFA”, ku sipas tij asnjëherë nuk e kishte vendin.

Gjuriq sipas mediave serbe ka thënë se kjo është dëshmi e mëtutjeshme e përpjekjeve të Prishtinës që në mënyrë simbolike të largojë Serbinë jashtë Kosovës, megjithëse qëllimi i ndeshjes ishte promovimi i sportit, e jo ndonjë mesazh politik.

- Advertisement -

Kujtojmë se ndeshja e planifikuar të zhvillohet nesër në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepça, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës është anuluar, pasi që Policia e Kosovës, e vendosur në Jarinjë, ka vendosur të mos i lejojë serbët të hyjnë në Kosovë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit