11.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Zmbrapset rusët, ushtria e Ukrainës çliron edhe një zonë tjetër

Rekomandime

“Ushtarët tanë kryen një kundërsulm të suksesshëm në Lugansk dhe forcat armike u zmbrapsën disa kilometra. Fshati Gremiaç në provincën e Çernigovit u çlirua nga pushtuesit rusë”, deklaroi Ministria përmes një deklarate të shkruar.

Deklarata gjithashtu raportoi se forcat speciale ukrainase kapën disa sisteme të mbrojtjes ajrore në gjendje funksionale nga forcat ruse.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, informoi se 4.676 civilë u evakuuan të enjten në zona të sigurta përmes korridoreve të ndihmës humanitare.

Pasi vuri në pah se 3.256 civilë nga Mariupoli dhe Berdiansku, provinca ukrainase nën bllokadën e forcave ruse, kaluan në Zaporizhie me autobusë dhe makina private, Iryna Vereshchuk tha edhe se 1.420 njerëz nga qytete të ndryshme të provincës së Luhanskut mbërritën në zonat e sigurta.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se numri i sulmeve ndaj qendrave shëndetësore në Ukrainë, ku vazhdojnë sulmet e Rusisë vazhdojnë që prej 24 shkurtit (2022), ka shkuar në mbi 100.

- Advertisement -

OBSH-ja raportoi përmes një komunikate me shkrim se qendrat shëndetësore kanë qenë në shënjestër të 103 sulmeve ruse që nga fillimi i Iuftës, 89 prej të cilave kanë prekur objektet shëndetësore dhe 13 autoambulancat ose mjetet e transportit mjekësor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit