1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon me vonesë Bahtiri rreth vendimit të Kushtetuese: E quan skandaloz, të dëmshëm e të porositur

Rekomandime

I pari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka reaguar për vendimin e Gjyaktës Kushtetuese e cila dha vendimin në favor të dekretit të Presidentit të vendit Hashim Thaçit. Bahtiri e ka quajtur këtë vendim skandaloz, të dëmshëm dhe të porositur.

- Advertisement -

Bahtiri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sot u zhgënjye edhe më shumë e më keq, se sa me rastin e publikimit të vendimit fillestar.

“Ky vendim mendoj që është skandaloz, i porositur, i dëmshëm për demokracinë dhe do të sjellë pasoja edhe në të ardhmen, ku do të kemi problem si shtet për të ndërtuar institucione të qendrueshme dhe me legjitimitet që buron nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

- Advertisement -

Të dashur qytetarë,

Unë nuk kam dashur të deklarohem deri në publikimin e plotë të vendimit nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit, ku sot u zhgënjeva edhe më shumë e më keq, se sa me rastin e publikimit të vendimit fillestar.

- Advertisement -

Ky vendim mendoj që është skandaloz, i porositur, i dëmshëm për demokracinë dhe do të sjellë pasoja edhe në të ardhmen, ku do të kemi problem si shtet për të ndërtuar institucione të qendrueshme dhe me legjitimitet që buron nga vullneti i qytetarëve.

Si pasojë e këtij vendimi, edhe në të ardhmen do t’iu krijohet mundësi pazarxhinjve dhe humbësve për ta krijuar qeverinë pa fituesin e përcaktuar nga populli.

Prandaj, e ritheksoj se vendi duhet të shkoj në zgjedhje, sepse kjo është rruga më e drejt dhe më demokratike.

Ju bëjë apel gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, që ta tregojnë vullnetin e tyre për të shkuar në zgjedhje përmes nënshkrimit të peticionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit