2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon Muhamet Mustafa: U emërova gabimisht këshilltar politik i kryeministrit

Rekomandime

Lidhur me tesktin : Hoti shkarkon ortakun e Isa Mustafës, ka reaguar Muhamet Mustafa, i apostrofuar në artikull.

- Advertisement -

Profesori i njohur i ekonomisë e ka demantuar atë lajm.

Reagimi i plotë:

Aty thuhet se jam shkarkuar nga dertyra e këshilltarit poltik se nuk kam deklaruar pasurinë? Një dezinformim i kulluar. Pasataj aluzione krejt të deplasuara. Unë kam biseduar me Kryemnistrin që të udhëheq grupin e ekspertëve për ekonomi lidhur me dialogun, por pa emrim poltik, pasi jam tërheq nga puna në institucione me 2017. Por, i kam thënë kryeministrit se mund të jap kontributim tim profesional, sepse nuk mund të refuzoj këtë kur është fjala per një çështje aq me rëndësi, por po pozitë të emrimit poltik. Kabineti i kryeministrit ka bërë një vendim gabim që pastaj me kërkesë timen e kanë anuluar. Por sigurisht që do të punoj në një formë tjetër lidhur me dialogun, pa pozicion politik në kuadër të strukturave që do të ndërtohen në ekipin e ekspertëve.

- Advertisement -

Sa i përket deklarimit të pasurisë, është krejtësisht një konstrukt, sepse unë pas vendimit ( nga java e kaluar) kam pasur kohë të deklaroj pasurinë 30 dite. Mirëpo, e vërteta është se une nuk e kam dashtë atë pozitë, pasi dua të jem i angazhuar ekskuzivisht në Institutin Riinvest. Dhe kështu jemi pajtuar me kryeministrin. Pasatj, sa i përket Isa Mustafës ka më shumë se katër vite që Kolegjin Riinvest ku kemi qenë partnerë e kemi shitë, çka nuk është thënë e vërteta!

Sqarim nga Kosova ime:

- Advertisement -

Portali Kosova ime e ka huazuar pjesën ku thuhet se Mustafa nuk e ka deklaruar pasurinë nga një portal tjetër, sinjali.com, që është i cituar në artikull. Sa i përket çështjes së ortakërisë, janë marrë për bazë deklarimet e pasurisë për vitin 2016, ku janë deklaruar pasuritë.

Por, për shkak se gjendja ka ndryshuar mdërkohë, sikurse nuk është verifikuar nga ne që kabineti i kryeministrit e ka caktuar gabimisht Mustafën këshilltar, duke e liruar më pas nga detyra me kërkesë të tij, rrjedhimisht ai ka pasë afat ta deklarojë pasurinë, ne i kërkojmë publikisht falje prof. Muhamet Mustafës!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit