1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Reagon Musliu pas të gjitha ofendimeve që mori: Nuk prekem, unë ndërgjegjen e kam të pastër

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për ofendimet që asaj po i bëhen pas një deklarate për vajzën e liderit të Albin Kurtit.

- Advertisement -

Musliu, duke iu referuar lidhjes së Kurtit me Norvegjinë, prej nga vjen edhe gruaja e tij, tha se fëmijët e kryeministrit nuk e flasin as gjuhën shqipe, dhe kjo sipas saj është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë me një kryeministër të vendit.

Pas kësaj deklarate, shumë qytetarë e kanë kritikuar dhe ofenduar në mënyra të ndryshme, e për këtë Musliu në emisionin “DPT te Fidani” në T7 thotë se nuk ndjehet e fyer nga dikush që nuk e njeh atë.

“Absolutisht jo, do të ndjehsha e fyer nga dikush që më njeh, e njeh karakterin tim, personalitetin tim, punën time dhe jeten time. Unë bëj punën time që kam bërë tash e 10 vjet. Përderisa unë ndërgjegjen e kam të pastër, përderisa unë jam e sigurt edhe e vetëdijshme për gjërat që tham”, tha Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit