Ka rezultuar pozitiv për Covid-19, Isa Mustafa ndërsa, i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka uruar shërim sa më të shpejtë.
Ai thotë që pavarësisht bindjes politike, janë shqiptar dhe duhet të solidarizohen me njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline.
“Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm”, u shpreh ai.
Postimi i plotë i Pacollit:
Sapo mora lajmin se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në COVID-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerëzore për shëndetin e tij të disa individëve. Pavarësisht bindjës politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm.