2.6 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Reagon profesori të cilit Kurti ia ndërpreu fjalimin në fakultet dhe më pas i kërkoi falje

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar falje profesorit universitar Bekim Baliqi, të cilit ia ka ndërprerë fjalimin sot në Fakultetin Filozofik.

“ I kërkoj falje Prof. Bekim Baliqit që ia ndërpreva fjalimin sot në Fakultetin Filozofik. Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit “Nacionalizmi” i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto ”, ka shkruar Kurti, i cili duhej të ikte nga promovimi i librit të Enis Sulstarovës para përfundimit.

- Advertisement -

Profesori Baliqi ka reaguar para pak minutash, duke thënë se e pranon kërkimfaljen e Kurtit. Madje, siç ka shkruar ai, ishte nder që Kurti ishte në këtë promovim.

“Ishte kënaqësi e veçantë të bëj recezension librit të Prof. Enis Sultarova nga Universiteti i Tiranës, njëkohësisht e pranoj kërkimfaljen e Kryeministrit Kurtit për ndërprerjen e fjalimit, i cili në fakt na nderoj shumë me praninë e tij”, ka shkruar Baliqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit